BallinaAktualitetHoroskopi 31 tetor, ja cilat janë surprizat e yjeve për ju

Horoskopi 31 tetor, ja cilat janë surprizat e yjeve për ju

spot_img
spot_img

Dashi

Ju keni takuar disa njerëz të çuditshëm, të cilët kanë pasur një ndikim mahnitës tek qëndrimi juaj mbi martesën ose partneritetin. Disa njerëz ju shtyjnë të kërkoni më shumë liri, por liria ose mungesa e saj janë çështje subjektive.

Demi

Nëse keni dëshirë të ndryshoni diçka në jetën tuaj bëjeni tani.  Energjia planetare po ju tregon se ka ardhur koha të bëni ndryshime konkrete. Nuk ka rëndësi nëse ndryshimet që doni të bëni janë në shtëpi apo në punë, fizike apo emocionale, mos kini frikë!

Binjakët

Zhvendosja planetare ndoshta do të jetë e papranueshme sot, por do të keni disa muaj kohë për ta kuptuar sesi ndikon ky ndryshim tek ju. Ju ndjeni se keni nevojë për çlirim, dhe ndoshta do të shkëputni lidhjet me grupin tuaj. Ndryshimi dhe risia janë në ajër.

Gaforrja

Nuk duhet të presësh ndryshime të mëdha sot. Procesi që filluat para tre ose katër vitesh do të përshpejtohet pak. Ju po ndryshoni elemente nga identiteti juaj, idetë që ju bëjnë të ndiheni të sigurt për atë çka jeni. Familja, prejardhja dhe arsimi juaj nuk llogariten aq sa themelet tuaja shpirtërore.

Luani

Dita duhet të jetë pozitive. Ju do të filloni të ndjeni paralajmërimet për ndryshime të mëdha. Kjo fazë e re do të zgjasë shtatë muaj. Gjatë kësaj kohe ju do të gjeni liri më të madhe shprehëse.

Disa fërkime me motrat ose vëllezërit tuaj mund të lindin gjatë muajve në vazhdim.

Virgjeresha

Sistemi diellor është përgjegjës për një transformim që do të zgjasë disa muaj. Ndryshimi do të përqëndrohet në mjetet që përdorni për të përmbushur veten përsa i përket karrierës tuaj dhe jetës dashurore. Nëse ndiheni të kufizuar nga stërvitja ose edukimi juaj, mund të kërkoni çlirim në muajt në vazhdim.

Peshorja

Është një ditë e shkëlqyer për ju. Edhe pse nuk ndodhin ngjarje të mëdha sot, premtohet liri në muajt e ardhshëm. Një zhvendosje themelore do të ndodhë në jetën tuaj profesionale dhe të dashurisë. Ndërsa muajt kalojnë, mund të prisni të jeni më vizionar, më kreativ dhe mbase rebel. Do të jeni më efektivë sesa dy ose tre vitet e kaluara.

Akrepi

Për të kuptuar ndryshimin që ndodh sot, duhet t’i shikoni ngjarjet nga një këndvështrim tjetër. Gjatë muajve të ardhshëm ju nuk do të refuzoni mundësinë për të hequr qafe një pjesë shtypëse të së kaluarës tuaj. Do të zhvisheni nga komplekset tuaja të vjetra dhe do të shfaqeni të ripërtërirë. Mos u shqetësoni nëse marrëdhëniet familjare trazohen pak, pasi është çështje e përkohshme.

Shigjetari

Erërat e buta të ndryshimit po fryjnë përgjatë jetës suaj për momentin. Ju keni një ndjesi risie dhe qëndrim më të hapur rreth botës. Disa ngjarje të jashtme do t’ju japin përshtypjen se ju po avanconi në një mënyrë konkrete. Prisni të keni disa surpriza interesante.

Bricjapi

Në rastin tuaj shprehja “pikë kthese” ka disa kuptime. Kjo pikë kthese mund të marrë formën e një personi të ri ose një ngjarje që i ndryshon gjërat përgjithmonë. Ndonjëherë disa gjëra mahnitëse për të cilat ne dëgjojmë, ndodhin vërtet. Një nga këto ngjarje mund t’ju ndodhë ju në muajt e ardhshëm.

Ujori

Mund të jeni kthyer nga një udhëtim i gjatë. Sigurisht, udhëtimet i ndryshojnë të gjithë në disa pika, por tek ju këto ndryshime janë më të thella. Do ta keni problem të ktheheni në jetën tuaj të mëparshme, pasi mund të jetë shumë limituese. Pra çfarë po prisni? Ndryshojeni!

Peshqit

Nëse ndiheni të mbytur nga marrëdhënia juaj romantike, nëse mendoni se është shumë tradicionale, atëherë pse nuk e çlironi veten? Sot energjia planetare do t’ju ndihmojë që të ktheni në realitet edhe idetë tuaja më të çmendura. Duke nisur nga sot, do t’ju kërkohet të jeni më vendimtarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular