BallinaKryesore“Rikrijim i të majtës europiane”, Arta Dade: Do ta mbështes fuqishëm

“Rikrijim i të majtës europiane”, Arta Dade: Do ta mbështes fuqishëm

E njohur për kritikat e ashpra kundër mënyrës se si Edi Rama po drejton qeverinë dhe PArtinë Socialiste, por edhe e lënë jashtë kësaj structure, Arta Dade shprehet se kjo nuk mund ta lërë jashtë politikës, duke mos e pranuar kështu se është në pension politik.

E pyetur për këtë çështje në emisionin “Top Talk”, ish-ministrja e Jashtme e njohur ndryshe edhe si “Senatore” e PS-së, theksoi se është e gatshme të mbështesë rikrijimin e një të majte europiane në Shqipëri. Por Dade theksoi se këtë do ta bënte vetëm nëse kjo do të ishte frymë e brezit të ri.

“Unë do të mbështesja në mënyrë të veçantë brezin e ri në politikë nëse do të kemi një rikrijim të së majtës evropiane dhe do ta mendoja fuqishëm”, tha ajo duke shtuar se kjo do të ishte e pamundur nga ana tjetër nëse nuk ndryshohet sistemi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular