Siç njofton policia, “vajza e re është paraqitur në mbrëmjen e të martës, më 29 tetor në një qendër kontakti dhe ndihme për fëmijë dhe të rinj në Giesen
Sania, vajza 14 vjeçe me prejardhje nga Kosova, me qëndrim në Giesen të Gjermanisë, ditë më parë ishte shpallur e humbur. Pasi ishin mbushur pothuaj katër ditë të mungesës së saj, ishte alarmuar edhe policia për të ndriçuar fatin dhe për të gjetur vendndodhjen e vajzës, shrkuan albinfo.ch. Gjetja e telefonit të saj mobil në stacionion hekurudhor të Giesenit e kishte bërë edhe më të misterioze humbjen e saj.
Por po atë ditë që është dhënë alarmi, të martën, në mbrëmjen e 29 tetorit, vajza është paraqitur shëndosh e mirë, shkruan extratip.com.
Siç njofton policia, “vajza e re është paraqitur në mbrëmjen e të martës, më 29 tetor në një qendër kontakti dhe ndihme për fëmijë dhe të rinj në Giesen. Aty ajo është marrë në përkujdesje të qendrës në fjalë. Arsyet e zhdukjes së saj duhet të ndriçohen në kuadrin e hetimeve”, thotë më tutje policia./albinfo/ch