BallinaAktualitetPërplasjet Meta – Rama për negociatat me Greqinë

Përplasjet Meta – Rama për negociatat me Greqinë

Shtatë vite pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrveshjen e Berishës, për ndarjen e kufijëve detar dhe toksor me Greqinë, qeveria këtë herë e drejtuar nga Edi Rama, riaktivizoi negociatat për këtë çështje.

Në vitin 2017, kryeministri Edi Rama,  në marrveshje me palën greke, iniciuan ngritjen  grupeve të  punën  për të hartuar një marrveshje të re.

Përveç kompleksitetit të bisedimeve dy palëshe, ky moment solli debata poltik dhe përplasje institucionale në vendin tonë. Presidenti Ilir Meta, refuzoi dy herë radhazi të jap autorizim për qeverinë.

Fillimisht me anë të një letre të bërë publike drejtuar ministrit Bushati e më pas në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit argumentoi se kërkesa ishte jo e qartë dhe binte ndesh me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetutës të vitit 2010 që rrëzoi marrëveshjen e vitit 2009 po për kufirin detar.

Më 20 shkurt 2018 Ilir Meta deklaronte: Presidenti nuk mund të vihet para faktit të kryer. Nuk mund të reagojë në fund nëse kjo marrëveshje nuk I plotëson këto kushte. Do të thotë se nuk e ka bërë detyrën e tij. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cënimi kushtetues”

Edhe pas disa ditësh, edhe pse mori  dokumenta  shtesë Ilir Meta,  refuzoi që të autorizoi negocitata. Pas disa përpjekjeve,  rreth 30 ditë pas refuzimit të parë, Ilir Meta, u bind ndërsa autorizoi grupin negociator të nis tentativat për marrveshjen detare me greqinë.

Me 27 mars 2018 Ilir Meta deklaronte: Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese

Diskutimet për një marrëveshje përfundimatre me greqinë, vijuan për shumë muaj,  ndërsa grupet negociataore u takuan plot tri  here.  Për këtë çështje, ish Ministri i Jashtëm në atë kohë Ditmir Bushati, prti në një vizitë tri ditore, në Korçë  homologun grek  Niko kocias.

Nga ai takim, asgje nuk u be publike, përvec faktit se dy shtet kishin shkembyer platformat  për marrëveshjen, për të konkluduar ne fund me nje dokument të përbashkët. Por duket se sërish pengesë për një marrëveshje përfundimtare u bë presidenti Ilir Meta, i cili refuzoi të jepte “plotfuqishmërinë” për një marrveshje perfundimtre, e kjo për faktin se vendi kishte mbetur pa një Gjykatë Kushtetuese. Që në krye të herës Meta,  kishte deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzonte marrveshjen e 2009 , do të ishte vija e kuqe për këtë çështje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular