“Kush do ta heqë Edi Ramën nga karrigia e Kryeministrit?” Ishte pikërisht kjo pyetje e drejtëpërdrejtë e gazetarit Dernis Dyrnjaja në studion e emisionit 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora që ngacmoi ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, për të njoftuar rikthimin e tij në politikën aktive, por pas ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Arben Malaj: Unë do të kthehem në politikë e kam vendosur, ja të ndryshojë sistemi elektoral. Do të kthehem patjetër.Do të ndryshojë. Edhe për reformën në drejtësi nuk deshën, por e votuan 140 veta.
Teksa paralajmëroi rikthimin e tij në politikën aktive, Arben Malaj në studion e emisionit 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora parashtroi tre gjërat e para që do të bënte si Ministër i Financave për të tejkaluar situatën delikate ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Arben Malaj: Në Minsitrinë e Financave më kanë kërkuar dhe kam ndjerë përgjegjësi, nuk është Ministria që unë kam preferencë. Megjithatë gjëja e parë që duhet të bëjë një Ministër i Financave është të inventarizojë situatën e buxhetit në çdo qelizë të tij dhe brenda 15-20 ditëve të dalë në parlament dhe të njoftojë shqiptarët sutuata reale e buxhetit të vendit tim është kjo.
E dyta, për ambjentin e mbingarkuar të keqadministrimit fiskal do ti propozoja kryeministrit dhe parlamnentit një moratorium 3 vjeçar për biznesin e vogël dhe të mesëm që të mos kishte asnjë gjobë financiare.Të kishte kontrolle me vlerësim me pikë, por jo detyrime financiare.
E treta, të gjitha politikat fiskale duhen parë si politika që rrisin rritjen ekonomike, ulin varfërinë, papunësinë dhe pabarazinë. Politikat fiskale sa lekë do të mbledhë në buxhet dhe sa keq do ti përdor ato asnjëherë nuk i shërbejnë vendit. Edhe tendencat e fundit, draftet që po prezanton qeveria ku po rrit shkallën e penaliteteve është si të vësh thonjtë në fyt biznesit. Gjobat nuk japin para në buxhet.