BallinaAktualitetHoroskopi 1 nëntor 2019, ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë fillim...

Horoskopi 1 nëntor 2019, ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë fillim muaji

Dashi

Një event social që ndoshta lidhet me punën, mund t’ju vendosë në kontakt me miq që nuk i keni parë prej një kohe të gjatë. Në fakt, ju keni më shumë të përbashkëta tani, dhe nëse jeni beqar, mund ta mnedoni këtë person si partner potencial. Merrini gjërat me ngadalë, por mos harroni të bëni qejf.

Demi

Ditën e sotme do të keni shumë telefonata profesionale ose personale. Posta elektronike do të jetë e tejmbushur dhe shumë njerëz do të konkurojnë për vëmendjen tuaj. Kjo gjë do të nxisë egon tuaj, por mos u turpëroni dhe mos fajësoni veten. Ajo që duhet të bëni është të relaksoheni dhe të shijoni vëmendjen.

Binjakët

Studimet e fundit për çështje filozofike ose shpirtërore mund t’ju frymëzojnë të shprehni mendimet tuaja në mënyrë kreative. Nuk ka rëndësi nëse do zgjidhni të shkruani, të bëni muzikë,, apo të pikturoni, ajo që ka rëndësi është se ju do të bëni diferencë me stilin tuaj. Kjo mund të mos zgjasë, pasi duket sikur ësht diçka e përkohshme, por për sot bëni maksimumin. Mund të krijoni punë aq cilësore sa do të surprizoni edhe veten.

Gaforrja

Nëse keni një njeri të shtëpisë larg, shtëpia juaj mund të bëhet një vend i vetmuar për pak kohë. Ju mungon ai person por gjithashtu po shijoni qëndrimin vetëm dhe qetësinë që ju lejon të përqëndroheni në projektet tuaja, tek të cilat përfshihet dhe gjumi. Ëndrrat që do të shikoni sot do t’ju ofrojnë zgjidhje për problemet e financave dhe të punës. Shkruajini kur të zgjoheni në mëngjes, do t’ju duhen!

Luani

Një event shoqëror mund t’ju ulë në një dhomë plot me shkrimtarë, artistë dhe mësues. Ju mund të mos njihni asnjë prej tyre por mos u shqetësoni, vetëm dëgjoni çfarë po thonë. Interesi juaj mund të tërheqë vëmendjen e tyre dhe mund të bëni miq të rinj. Prisni të merrni ftesa të tjera për evente si ky. Pranoni të shkoni dhe do të ndiheni krenarë që e bëtë.

Virgjeresha 

Nëse keni qenë duke lexuar rreth shëndetit dhe fitnesit dhe keni filluar të veproni rreth tyre, sot papritur mund të ndieni rezultatet e tyre. Ju ndiheni fizikisht dhe emocionalisht më të fortë, më të shëndetshëm dhe energjikë. Kjo mund t’ju bëjë t’i jepni më shumë vëmendje kësaj çështjeje. Kini kujdes të mos fiksoheni, pasi po e bëni çdo gjë shumë  mirë.

Peshorja

Ju dukeni shumë tërheqës sot. Aftësitë tuaja komunikuese janë të mira. Marrëdhëniet e dashurisë do të përparojnë. Biseda interesante me dashurinë tuaj mund të zbulojë pjesë që i dashuri juaj i shikon si intriguese dhe nxjerr të përbashkëta që ju nuk dinit se i kishit. Bëni më shumë rreth kësaj çështjeje.

Akrepi

Të njohurit e punës mund t’ju vizitojnë sot. Ata mund të qëndrojnë më shumë nga sa pritej, por kjo është pozitive. Ju mund të bëni diskutime interesante, të cilat hapin dyertë për sipërmarrje më të rëndësishme dhe të keni sukses me to. Nëse jeni i shpërqëndruar dhe flisni për gjëra të tjera nuk ka rëndësi. Thjesht relaksohuni dhe shijoni.

Shigjetari

Aktivitetet në grup dhe evente të tjera sociale do t’ju mbajnë shumë të zënë. Keni shumë takime, telefonata, porosi, etj. Kjo mund t’ju zvarritë punët, por do jetë edhe emocionuese. Disa nga njerëzit do të jenë të pëlqyeshëm dhe mund të bëheni miq.

Bricjapi

Suksesi në karrierë, veçanërisht shkrimi,mësimdhënia dhe aftësitë e tjera komunikuese janë në favorin tuaj sot. Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm çfarë po vjen, kështu që mund të jetë pak e vështirë në fillim. Gjithsesi ju keni qenë duke punuar për një kohë të gjatë rreth këtij qëllimi dhe do të ndiheni krenarë kur të dëgjoni lajmin. Në mbremje dilni me miqtë për të festuar. Ju e keni merituar!

Ujori

Keni provuar të mësoni rreth një çështjeje të caktuar këto kohë? Janë librat, leksionet dhe dokumentarët forma juaj kryesore e argëtimit?

Çfardo që të keni shpresuar të fitoni nga kjo mund të ndodhë sot. Nëse ju duhet për një qëllim profesional, tashmë e keni. Nëse doni të keni njohuri për veten, tashmë ju dini shumë. Çfardo që të jetë, ju do të shkëlqeni.

Peshqit

Sot mund të shihni disa ëndrra interesante. Mos u mashtroni nga konfuzimi që shkakton simboli.

Këto ëndrra mund të hedhin dritë mbi shqetësimet profesionale që jeni përpjekur t’i zgjidhni. Bëni një listë të simboleve dhe shikoni se çfarë po përpiqen t’ju tregojnë dhe nëse kanë kuptim, atëherë punoni për to. Ëndrrat tuaja po zbulojnë vetëm atë për të cilën ka punuar nënvetëdija juaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular