Policia britanike ka vënë në pranga dy shqiptarë, ndërsa dyshohen si përgjegjës të një sulmi me thikë me 27 tetor në Londër, ku një 30 vjeçar mbeti i plagosur.
Mediat vendase shkruajnë se të arrestuarit janë shqiptarët Arseld Hysajt dhe Dardan Dollapajt. Ata dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Personi që mbeti i plagosur ndodhet në spital gjendje kritike për jetën. Autoritet ende nuk kanë një pistë të saktë për këtë ngjarje.