BallinaKronikeEMRI/ U kap në makinë me drogë, kush është djali i drejtorit...

EMRI/ U kap në makinë me drogë, kush është djali i drejtorit të PS-së

Xhuliano Frroku i cili u arrestua dy ditë më parë në Lezhë me një sasi të konsiderueshme kanabis në makinë, mësohet se është djali i drejtorit të Mjedisit në këtë qytet, Bardhok Frroku.

Babai i tij, Bardhok Frroku ka qenë më parë ish-kreu i PS-së në rrethin e Lezhës.

Gjatë kontrollit në makinë në sediljen e pasme 22-vjeçarit iu gjet 2.3 kg kanabis.

Xhuliano Frroku ka bërë rezistencë ndaj policisë në momentin që policia ka kërkuar të ushtrojë kontroll.

Ai u arrestuar dy ditë më parë në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit në Lezhë.

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular