BallinaKryesore75-vjetori i çlirimit, një rast për të ndalur neofashizmin e klikës

75-vjetori i çlirimit, një rast për të ndalur neofashizmin e klikës

Nga Ilir Nikolla

Debati për fashistë e neofashistë po kulmon me nisjen e nëntorit, kur si qëmoti, edhe sot, nën drejtimin e Braçes së Madh dhe plakut Braho, po bëhen gati tamtamet e festave e konferencave, e ku si gjithmonë, pikasen edhe posterat me porosi të Dullës. Megjithatë, këtë herë duhet thënë se është rasti të kapet debati për fashistët e neofashistët, pak si aspekt historik e shumë si një paradigmë e propagandës për pushtet që po zhvillon klika në rrëgjim.
Debati për neofashistët nuk është i ri e nuk është as thjesht shqiptar, por opozita dhe inteligjencia shqiptare nuk duhet t’i tremben këtij debati, jo për të mbajtur për krahësh imazhin e Mehdi Frashërit apo për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga imazhi i pasivizmit shembullor të organizatës së Ballit Kombëtar. Balli Kombëtar dhe qeveritë kolaboracioniste po kalërohen prej atyre që kanë mandatuar Braçen e Brahon të kuisin në regjistra të ndryshëm për rehabilitimin e fashistëve e pasardhësve të tyre, me qëllimin e vetëm për të shmangur debatin e ditës e për të vendosur një kufi moral që i dënon thuajse përjetësisht forcat politike jotrashëgimtare të Partisë Komuniste të synojnë pushtetin në Shqipëri.
Mallkimi është i qartë: ato s’janë rreshtuar atëhere “në anën e duhur të historisë”. Të shihje Paskal Milon në ekranin e TVSH-së, në rolin e thjeshtë të prezantuesit televiziv, teksa sokëllinte ndaj të ftuarve që me delikatesë mundoheshin të bënin dallimin mes një qeverie kuislinge dhe një force politike që ka përhapur idetë naziste (mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri e bën të qartë si drita e diellit këtë dallim), duke dalë nga vetvetja e duke lëshuar mallkime postume ndaj Mehdi Frashërit, Mit’hat Frashërit e të tjerëve, që ishin nazistë të vërtetë por që po u hidhnin hi syve shqiptarëve të mijëvjeçarit të ri me mbrojtjen e hebrenjve, ishte prova se Milo s’ka marrë detyrë të mallkojë në mënyrë postume, por të godasë të gjallët, opozitën e Shqipërisë.
Gjithçka për të demonizuar opozitën, gjithçka për të ndalur kursin e rotacionit politik e në rend të fundit për të bllokuar çfarëdolloj llogaridhënieje për hyneret e kryera nga klika në pushtet këto 6-7 vjet. Ky përdorim i fëlliqur i 75-vjetorit të çlirimit të vendit, një përpjekje e lavdishme e të gjitha segmenteve të shoqërisë shqiptare, komuniste, nacionaliste e klerikale, për të luftuar për largimin e çfarëdo pushtuesi të huaj nga vendi, është një asist që duhet shfrytëzuar.
Neofashistët sot po dalin sheshit në jetën publike në Shqipëri. Ata që kërcënojnë hapur gjyqtarët në rast se nuk dënojnë eksponentët e opozitës, pse lëshojnë kritika publike ndaj bëmave të qeverisë dhe ata që përgatiten të miratojnë një ligj putinian e erdoganist në të njëjtën kohë për statuset antiqeveri në rrjetet sociale, janë fiks ata që akuzojnë sot opozitën e vendit se s’ka të drejtë morale të synojë pushtetin, pasi është trashëgimtare e atyre që e luftuan komunizmin (që ishte në anën e duhur të historisë?!!) gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Neofashistët e rinj po qeverisin me doktrinën e pastrimit të territorit nga elementi kundërshtar, antiparti e që na bezdis në biznes. S’ka temë më të madhe sesa identifikimi i këtij filli, që si në një teori racore, synon përjetësimin e pushtetit me përjetësimin e LDB-së, si beteja finale që ka shënuar fundin e historisë. Kjo sjellje raciste e neofashistëve të rinj duhet denoncuar e njëkohësisht duhet luftuar bash në tryezat ku deklamohet për turp të të gjithëve se i mbrojtëm hebrenjtë si alibi për të mos u akuzuar nesër si mbështetës të nazizmit, por vetëm si kuislingë.
Grishja për këtë betejë nëntori është një grishje që s’duhet refuzuar. S’ka kompleks historik që duhet të na ndalë të themi me emër e me mbiemër fashistët e rinj. Kjo betejë duhet bërë në publik, pasi vetëm kështu mund të ndalet tentativa për ta shndërruar përplasjen e Luftës së Dytë Botërore në një betejë të ngrirë në kohë, që ka vendosur njëherë e mirë, jo triumfin e komunizmit mbi nazizmit, por fitoren e pasardhësve të komunistëve mbi çfarëdo forcë tjetër që s’është formalisht e tillë, pra që në kuptimin politik s’është “familje dëshmori”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular