Në atentatin ku mbetën të plagosur Arian Ndoji, Andi Maloku dhe Land Muharremi, mësohet se shënjetsra ka qenë prokurori. Sipas burimeve të ABC News dyshohet që shënjestra ka qenë Arian Ndoji.
Dyshohet se antetati ka ndodhur për shkak të detyrës së prokurorit. Mjetit të prokurorit Arjan Ndoji i është zënë pritë në orën 16:30 minuta tek mbikalimi i Shkozetit.
Dyshohet që kanë qenë dy automjete të përfshira në atenat.
Prokurori ka marrë vetëm dy plumba ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku dyshohet se është qëlluar me 24 plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranës. Andi Maloku ka qenë ish punonjës policie në Kruje dhe i hetuar më parë për disa konflikte.
Prokurori Ndoji dhe Aleksander Laho ndodhen jashte rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit. Forca të shumta policie kanë rrethuar spitalin ku janë të shtruar dy prej të plagosurve. /abcnews.al