BallinaKronike“Luftë” në Durrës, 3 të plagosur. Atentat prokurorit

“Luftë” në Durrës, 3 të plagosur. Atentat prokurorit

spot_img
spot_img

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar te mbikalimi i Shkozetit në Durrës këtë të premte. Për pasojë, u plagosën 3 të tjerë. Ndër tre të plagosurit është edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Arjan Ndoja

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve, që ndodheshin në dy automjete të ndryshme. Dyshohet se dy makina në lëvizje janë përfshirë në ngjarje. Nga mjetet, është qëlluar me armë zjarri. Një prej mjeteve nga ku është qëlluar është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vendngjarje, ndërsa tjetri është larguar.

Raportohet se 1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin Rajonal të Durrësit.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhen e asaj çfarë ka ndodhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular