BallinaAktualitetShotë Haklaj Refreni i Përjetshëm i Këngës së Lirisë

Shotë Haklaj Refreni i Përjetshëm i Këngës së Lirisë

spot_img
spot_img

Nga Azgan Haklaj

Shotë Haklaj Refreni i Përjetshëm i Këngës së Lirisë. Pavdeksia Eshtë Mbiemri Juaj i Dytë.

Në të gjitha liritë njerëzore më e shenjta, më themelorja dhe më sublimja është liria e fjalës.
Ajo është një vijë demarkacioni mes tiranisë e civilizimit, mes demokracisë e diktaturës, mes tiranëve që mundohen ta prangosin atë dhe burrështetasve të kombeve të lira, të cilët e garantojnë me ligj lirinë e fjalës dhe e konsiderojnë atë një vlerë të shenjtë e të paprekshme.
18 vite më parë gazetarja dhe e dashura e fjalës së lirë u vra barbarisht nga oktapodi kriminal i pushtetit, segmentet e të cilit i mbijetuan ndryshimit të sistemit dhe goditën këdo që kishte për mision fjalën e lirë dhe vendosmërinë për tu rreshtuar pamëdyshje në krahun e atyre që aspirojnë lirinë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe modelin e shoqërive të civilizuara dhe të iluminuara të hapsirës së Botës EuroAtlantike.
Për ne shqiptarët fjala e lirë është dy herë e shenjtë.
E kjo jo vetëm për faktin se e drejta jonë zakonore i ka dhanë asaj një status të paprekshëm e të shenjtë, por edhe në nderim të mijra viktimave të diktaturës, të cilët me nenin famëkeq “55” u vranë, u burgosën dhe u martirizuan për të.
Shotë Haklaj kjo vajzë trimëreshë e Tropojës e vrau frikën përpara së armiqtë e lirisë ta vrisnin atë fizikisht !!
Sot pas 18 viteve të kalimit saj në amshim është koha të evokojmë qendresën e saj të pashembullt dhe misionin fisnik të gazetarit, të cilit ajo ju përkushtua me pasion, profesionalizëm e vendosmëri.
Sot kur kthejmë kokën pas dhe kujtojmë ato momente dramatike, atë kohë të çmendur kur opozita cilësohej nga pushteti armike, fatkeqësisht ashtu cilësohet edhe sot dhe alternativa herezi e kuptojmë mësëmiri madhashtinë, misionin dhe përkushtimin e së pavdekshmes Shotë Haklaj.
Por sot është e paimagjinueshme dhe thuajse e pamundur që një gazetar apo gazetare të ekzekutohet barbarisht me tritol të cilin e perdorin organizatat terroriste.
Kjo për faktin e thjeshtë sepse për pushtetin do të kishte pasoja të pallogaritshme.
Shota punoi në kushte jashtëzakonisht të veshtira e ndoshta përtej fantazisë njerëzore për kohën që jetojmë.
Përtej “harresës” të armatës së gazetarëve shqiptarë, organeve të pushtetit qendrorë e vendorë, organizatave joqeveritare e shoqërisë civile vepra madhështore e gazetares Shotë Haklaj përsëri shendrit si flakadan i pashuar.
Terroristët që ideuan këtë vepër kriminale shkelën çdo kod moral dhe njerëzorë , biles edhe atë të mafias së tmerrshme italiane e cila ekzekutorët e femijëve i denonte me vdekje.
Atentatorët që kishin orkestruar planin ogurzi parashihnin jo vetëm ekzekutimin e familjes tonë, por 20 familje, të gjithë banorët e pallatit, mes të cilëve edhe foshja, në pervjetorin e 4-ët të ditëlindjes së Rubensit dhe ta kthenin mesnatën e 31 tetorit, momentin me të gëzuar të familjes tonë në një natë Shenbartolomeu !
Dora kriminale e frymëzuar nga ideologjia satanike mendon se me vrasjen tende e ka fituar betejën me fjalën e lirë.
Është krejt e kunderta.
Shembulli yt është frymëzues.
Ju do të kujtoheni përgjithmonë si model i qëndresës, kurajos dhe vendosmërisë për ta çuar deri në fund misionin e shenjtë të gazetarit që qëndron gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë, të publikut dhe të njerëzve të thjeshtë, liritë dhe të drejtat e të cilëve janë të kërcenuara nga arroganca dhe despotizmi i pushteteve.
Sot është më shumë së kurrë koha që misioni për të cilin ju luftuat ti frymëzojë, t’ju japë forcë e vendosmëri kolegëve të tu për tu berë misionarë të lirisë.
Askush nuk mund ta vrasë fjalën e lirë.
Ju jeni shembulli tipik për ta vertetuar këtë postulat të filozofisë të kombeve demokratike.
Koha nuk na largon kurrësesi nga ti.
Pervjetorët të sjellin ty pranë nesh ashtu të bukur, fisnike e madhështore, të mbështjellë me vellon e bardhë të shpirtit tënd të ndritur si zanat e Shkelzenit legjendar, ku të parët e tu brez pas brezi sëbashku me qumshtinin e nënës e ninullat e djepit u mëkuan me dashurinë për Atdheun, fjalën e lirë, me zakonet dhe traditat më të mira të Racës Iliro-arbërore.
Ata se ulën kurrë kokën, por edhe ti së ule kurrë.
E dashur motër harresa është një sëmundje foshjore e njerëzimit, disfata e të cilës është e sigurtë.
Zoti dhe historia mund të vonojnë por nuk harrojnë kurrë.
Në Alpet e Tropojës e në të gjithë Arealin e trojeve etnike shqiptare ka metale të çmuara, mermer gurëgac (kuarc).
Jam i bindur se në një bllok të tillë, i murosur ashtu si Rozafa në Kalanë e Shkodrës flen permendorja jote.
Koha do të ktjellohet, Shqipëria do të zgjohet dhe iliminohet e vepra juaj do të vlerësohet!!
Po perifarazoj të madhin Esenin.
Ai ju drejtua kalosit të poezisë Pushkinit
“Kokën e bronztë lavdigdhendur
Sovran drejt qiellit e përkund”.
Koha po ta gdhend përditë monumentin e ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nderojmë shtatoren tende me lulet me të bukura të Shkelzenit Hyjnorë, rrezë të cilit ju kaluat femijërinë tënde.
Vepra juaj shendrit si rrezja e artë e Diellit që bie mbi Tyrben e Shkelzenit, si vepra lapidare e të parëve Tu.
Pavdeksia është mbiemri juaj i dytë.
Sot është dita që përkujtohen ata që pushojnë në amshim.
Do të ndez një qiri e nën dritën e tij do të lutem për Ty.U prehësh në paqe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular