BallinaUncategorizedPalmer: Bëni reformën, populli të vendosë përmes një procesi të drejtë zgjedhor...

Palmer: Bëni reformën, populli të vendosë përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin e Shqipërisë

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Matheë Palmer ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare.

Duke bashkëbiseduar me gazetarë Palmer ka dhënë një mesazh edhe për politikën në Shqipëri.

‘Dy fjalë edhe për opozitën e Shqiperisë që është jashtë Kuvendit. Ju mund të luani rolin tuaj, shfrytëzojeni sepse bojkoti nuk ju solli fuqi më të madhe politike. Nuk detyroi dhe nuk mund të detyrojë zgjedhje të parakohshme.

Prandaj shfrytëzojeni mundësinë për ta avokuar dhe negociuar në mirëbesim për reformën zgjedhore që synoni.

Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’ju ndihmojë në këtë ndërmarrje serioze.

Pastaj të ja prezantoni popullit tuaj të gjithë këto arritje të vërteta për të vendosur në mënyrë demokratike, përmes një procesi të drejtë zgjedhor se në çfarë drejtimi duan të shkojë Shqipëria’, është shprehur Palmer.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular