BallinaLifestyleRrëfimi prekës i aktores shqiptare për bullizmin ndaj vajzës: Tentoi të vrasë...

Rrëfimi prekës i aktores shqiptare për bullizmin ndaj vajzës: Tentoi të vrasë veten

Aktorja Julia Ilirjani foli për arsyen përse u largua nga Shqipëria. Sipas saj, bullizimi që po i bëhej vajzës, e cila madje kishte tentuar të vriste veten, e detyroi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“I gjeta shenja në të dyja krahët”, rrëfeu Julia, duke treguar se vajza bullizohej nga vajza e një kolegut të saj, që sot është në politikë.

“Më vjen keq që janë kaq indiferentë. Shpresoj që gjërat të kenë ndryshuar tani. Atëherë, u detyrova të ikja.

Ti provon goditje nga njerëz që nuk e ke menduar. Bën pyetjen përse njerëzit duhet të sillen kështu ndaj njëri-tjetrit. Kisha dhe probleme me shëndetit”, tha aktorja në emisionin “Ftesë në 5” pasditen e sotme.

Aktorja foli edhe për planet për të qëndruar në atdhe.

“Me shpirt, me zemër, jam e rikthyer. Do duhet pak kohë, por mendoj se po, Julia është në Shqipëri.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular