Pas termetit te forte qe shkundi Korçen mengjesin e sotem, me magnitudë 5.2, e qe nxori ne rruge mes panikut dhe frikes banoret, 11 lekundje te tjera jane regjistruar deri me tani.
IGJEUM raporton se goditja e pare eshte pasuar me 11 lekudnje te tjera, per fat me magnitide qe ka ardhur ne ulje.
Pas saj, 11 lekundje te tjera jane ndjere edhe nga banoret, por shume me te lehta.
E fundit eshte regjistruar ne oren 11:14 me magnitude 1.8 dhe epiqender ne Nikolice te Korces. Nderkohe qe goditja me e forte pas asaj te mengjesit, ka qene me magnitude 2.9 dhe epiqender 12 km ne Jug te Korces.