U kërcënua nga Rama dhe Braçe, kush është prokurori që iu bë atentati mafioz në Durrës

4
770

Në ngjarjen e fundit të ndodhur në Shkozet, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, ka mbetur i plagosur edhe Prokurori i Rrethit Durrës, Arian Ndoji.

Ndoji nuk është një emër i panjohur për mediat. Vetëm pak ditë më parëai u sulmua ashpër nga zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryeministri Rama.

Në një rast të paprecedentë, Braçe e sulmoi Ndojin pasi ky i fundit dërgoi një dosje në gjykatë në ngarkim të drejtorit të arrestuar të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Braçe, duke përsëritur akuzat e Ramës, tha në fjalën e tij pas daljes nga seanca ku Pula u mbajt në arrest se prokurori Ndoji ka lidhje me grupet kriminale.

Vetëm një ditë më parë, Rama foli në Kuvend për një prokuror i cili punon për bandat e Durrësit.

Ndërsa Braçe tha se prokurori bën presion pasi kërkon të legalizohen ndërtimet monstruoze që janë bërë nga Gjiri i Lalzit deri në Durrës, që sipas tij janë ndërtuar nga bandat dhe prokurori i ka bërë presion drejtorit të Kadastrës.

4 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: startnews.news/2019/11/01/u-kercenua-nga-rama-dhe-brace-kush-eshte-prokurori-qe-iu-be-atentati-mafioz-ne-durres/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2019/11/01/u-kercenua-nga-rama-dhe-brace-kush-eshte-prokurori-qe-iu-be-atentati-mafioz-ne-durres/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: startnews.news/2019/11/01/u-kercenua-nga-rama-dhe-brace-kush-eshte-prokurori-qe-iu-be-atentati-mafioz-ne-durres/ […]

Comments are closed.