Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe janë shoqëruar nga policia, për ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë. Gazeta Mapo mëson se Julian Meçe u shoqërua mbrëmjen e djeshme, por më pas u la i lirë.
Sot policia ka shoqërur edhe Plarent Dervishajn, i njohur si kunati i Lul Berishës në Durrës. Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes më 20 qershor të këtij viti iu bë atentat shumë pranë vendit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja.
Të njohurit e Plarent Dervishajt janë parë ditën e sotme edhe në ambjentet e Spitalit të Durrësit.
Një ditë më parë një atentat mafioz iu bë prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur bashkë me Landi Muharremin dhe Andi Malokun. Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.
Landi Muharremi është një emër i njohur në Durrës, ku miqtë i thërrisnin me emrin “Rumi”. Ai përdorte edhe dy identitet të tjera.
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/11/02/2-te-fortet-ne-durres-qe-u-shoqeruan-per-atentatin-ndaj-prokurorit/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 87980 more Info on that Topic: startnews.news/2019/11/02/2-te-fortet-ne-durres-qe-u-shoqeruan-per-atentatin-ndaj-prokurorit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/11/02/2-te-fortet-ne-durres-qe-u-shoqeruan-per-atentatin-ndaj-prokurorit/ […]
Comments are closed.