BallinaAktualitetAtentati në Shkozet/Dy akuzat më të cilat Prokuroria ka regjistruar procedimin

Atentati në Shkozet/Dy akuzat më të cilat Prokuroria ka regjistruar procedimin

spot_img
spot_img

Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë regjistruar procedimin penal për atentatin e mbrëmshëm në mbikalimin e Shkozetit ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Procedimi është regjistruar me akuzat  “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Dosjen e kanë marrë në dorë prokurorët e Krimeve të Rënda, Anton Martinaj dhe Besim Hajdarmataj.

Ata kanë pyetur deri tani vetëm kolegun e tyre Arjan Ndoja i cili pak më herët ka lënë sallën e reanimacionit në Spitalin e Durrësit pasi mori trajtimin për plagët e plumbave në klavikulën e shpatullës së majtë, shkruan, Opinion.al

I plagosuri tjetër Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur edhe si “Rrumi” ka marrë një plumb në nofull dhe kjo ja ka bërë të pamundur dhënien e dëshmisë së tij për prokurorët. Ndërkohë Andi Maloku është në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë pasi ka marrë dy plumba në mushkëri, një ndër të cilët i ka prekur shtyllën kurrizore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular