BallinaAktualitetDinamika e ngjarjes/ Atentatorët ecnin paralel, 20 plumba në drejtim të makinës...

Dinamika e ngjarjes/ Atentatorët ecnin paralel, 20 plumba në drejtim të makinës së prokurorit. Ku ishte ulur ‘i forti’ i Sukthit

spot_img
spot_img

Rindërtohet skema e atentatit të djeshëm, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi Andi Maloku dhe miku i tij Aleksandër Laho.

Gazetarja Klodiana Lala teksa ndodhet në vendin e ngjarjes, në një lidhje direkte për ‘News24’ ka ndërtuar një skemë të asaj çka ngjau dje në mbikalimin e Shkozetit.

“Makina e autorëve pasi ka ecur paralelisht, i ka parakaluar në anën e kundërt dhe i ka hapur zjarr. Më pas makina e prokurorit është spostuar për afro 20 meta, duke iu afruar këtij kanali këtu (tregon kanalin). Gjurmët e frenimit kanë qenë shumë të forta. Automjeti ka ngelur në kanal. Mbrëmjen e kaluar ka qenë e vështirë që të dalë prej kanalit makina. Në vendin e ngjarjes kanë ngelur stemat e automjetit por ende janë të dukshme dhe gjurmët e gjakut”, tha Lala nga vendi i ngjarjes. Po ashtu mësohet se një grup ekspertësh ndodhen në vendin e ngjarjes, ku dy prokurorë të Krimeve të Rënda po hetojnë për atentatin e mirëorganizuar. Lala tha se po hetohet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e prokurorit, apo me personin tjetër që ndodhej në makinë, Landi Muharremin, një emër i përfolur në botën e krimit.
Lala mes të tjerash tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 plumba, ndërsa 6 prej tyre kanë arritur të depërtojnë në makinë, duke plagosur 3 personat që ndodheshin brenda tij. Prokurori ishte ulur në vendin e parë të automjetit, ndërsa pas ishte Landi Muharremi, i cilësuar si ‘i forti’ i Sukthit.

“Nga këqyrja e kamerave, rezulton se automjetet kanë ecur paralelisht dhe më pas mjeti i autorëve e ka qëlluar tek mbikalimi i Shkozetit. Shoferi ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi prej 120 km në orë dhe pasi është qëlluar me armë mjeti, ka rritur shpejtësinë”, përfundoi gazetarja Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular