BallinaKronikeVrasja e gazetares malteze, dyshohet se bomba u sigurua nga krimi i...

Vrasja e gazetares malteze, dyshohet se bomba u sigurua nga krimi i organizuar shqiptar

Hetuesit besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre në krimin shqiptar për të blerë një pjesë të bombës që u përdor për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia.

Dy burime i thanë “The Sunday Times” të Maltës se pajisja shpërthyese e përdorur për të vrarë gazetarin e ndjerë ishte “pothuajse identike” me atë të përdorur në një shpërthim të mëparshëm me bomba të automjeteve në shkurt 2017.

Sipas gazetës, policia ka identifikuar dy vëllezër, të cilët janë të njohur në botën e krimit maltez, si pjesë e rrjetit, pas vrasjes së gazetare Daphne Caruana Galizia.

Raporti thotë se policia dyshon se vëllezërit kanë kryer disa krime transnacionale, përfshirë edhe kontrabandën e cigareve.

Deri më tani, katër persona janë të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal të organizuar që vranë gazetaren Galizia. Të dyshuarit, vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio dhe Vince Muscat, janë akuzuar për vrasje dhe ka pasur raporte se Muscat po bashkëpunon me policinë.

Dy vëllezërit e tjerë janë më të lartë në rendin kriminal dhe dyshohet se kanë blerë mjetin shpërthyes dhe materialin. Raporti gjithashtu thotë se ata mund të kenë punuar drejtpërdrejt me një “ndërmjetës”, i cili ka vepruar si bashkëpunëtor, ndërsa në krim dyshohet të jetë përfshirë një “biznesmen i madh” që gazetarja e ndjerë kishte hetuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular