BallinaAktualitetBasha nis turin "Rrugëtimi për Shqipërinë, ndalesa e parë në Elbasan. Takimet...

Basha nis turin “Rrugëtimi për Shqipërinë, ndalesa e parë në Elbasan. Takimet deri më 8 nëntor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të nisë nga dita e sotme “Turin kombëtar të Shpresës” në 12 qarqet e vendit, për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët. Ndalesa e parë e Bashës do të jetë qyteti i Elbasanit, ku ai do të mbledhë pasditen e sotme, në orën 17:00, Kryesinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, turi i demokratëve do të vazhdojë të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë dhe të premten në Krujë, ku do të përmbyllet dhe java e parë.

Mësohet se tema kryesore e diskutimit do të jenë anëtarësimet e reja që janë bërë në PD, deri më 31 tetor. Rreth një muaj më parë, kryedemokrati Basha porositi koordinatorët e shpërndarë në rrethe që deri në fund të muajt të kaluar të identifikonin votuesit besnikë të tyre dhe kontaktimin e tyre.

foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular