‘Po ikte nga Shqipëria’/ Ja ku u arrestua nipi i deputetit të PS

0
747

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i dyshuar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Burime nga policia thanë se Rraja është kapur duke u larguar nga Shqipëria.

Ai është arrestuar në Shkodër, gjatë një tentative për të ikur drejt Malit të Zi.

Mësohet se Rraja është identifikuar nga gjurmët e ADN-së, ndërsa mësohet se është ndaluar në Shkodër, teksa po tentonte të largohej drejt Malit të Zi.

Ai është arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjes e të hënës dhe mësohet se ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë në ngjarje.

Por priten edhe rezultatet nga ekspertiza për provat e gjetura në automjet për të thënë fjalën e fundit.