BallinaAktualitet‘Të fortët i kanë dalë nga duart’, Paloka: Po hanë kokat e...

‘Të fortët i kanë dalë nga duart’, Paloka: Po hanë kokat e njëri tjetrit, po shpejt do shkojnë tek koka e madhe

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në lidhje me atentatin ndaj prokororit të Durrësit. Ai akuzon kreun e qeverisë Rama dhe organizatën e tij ‘Rilindja’ për këtë situate.

“Tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dal jashtë duarsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bossit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithshka mes dhunës dhe “të fortëve”,shkruan nënkryetari democrat.

“Problemet e verteta të “bossit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës…”, shkruan Paloka.

Ja postimi i tij i plotë:

Pas çdo krimi e pas çdo bande të përfshirë , si viktimë apo si agresor, po të gervishtësh fare pak del gjithnjë “rilindja” dhe Rama!
Tani që ka plasur lufta mes bandave dhe i ka dal jashtë duarsh, Rama është i detyruar të mbajë krah e nuk e luan dot më rolin që i pëlqen më shumë se çdo rol tjetër, atë të bossit të plotfuqishëm mafioz që kontrollon gjithshka mes dhunës dhe “të fortëve”.

Tani janë pikërisht “të fortët” që i kanë dalë nga duart. Të gjithë ata kërkojnë gjithnjë e më shumë sepse ashtu ju është premtuar kur bënin votat për Ramën. Po Shqipëria e shkretë aq është dhe megjithëse nuk kanë lenë gjë pa grabitur, nuk ju del. Tani ata , siç ka thënë Rama “po hanë kokat e njëri tjetrit”. Po shpejt do shkojnë tek koka e madhe!
Problemet e verteta të “bossit” tani sapo kanë filluar dhe një ditë do ti hanë kokën, me kuptimin më të plotë të fjalës…

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular