BallinaAktualitetArjan Ndoji flet nga spitali: Nuk i trembem askujt. Drejtësia të zbardhë...

Arjan Ndoji flet nga spitali: Nuk i trembem askujt. Drejtësia të zbardhë ngjarjen, ndodhi për shkak…

Prokurori Arjan Ndoji flet për herë të parë nga spitali për atentatin që iu gjashtë ditë më parë te mbikalimi i Shkozetit, teksa po udhëtonte me shoferin e tij, Andi Maloku, dhe një personazh të njohur të botës së krimit, Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Nga reparti i Ortopedisë, në Spitalin e Durrësit, ku vijon të kurohet, prokurori bisedoi me gazetaren e News24, Klodjana Haxhiaj, dhe tha se nuk i trembet askujt, pasi nuk i ka borxh njeriu, duke shtuar se ua ka lënë organeve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen.

Pavaresisht kësaj, Ndoji është i bindur se atentati i është bërë për shkak të detyrës së tij si prokuror, por nuk zbardh të tjera detaje për çështje apo dosje konkrete.

“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetë për të gjithe ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”, shprehet prokurori Ndoji për “News24”.

Si pasoje e plumbave te atentatit te 1 nentorit prane mbikalimit te Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij qe po ashtu ndodhej ne automjet se bashku me te Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit si dhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku. 72 orë pas atentatit policia ndaloi autorin e pare te dyshuar 34 vjeçarin Redjan Rraja kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular