BallinaAktualitetEdhe BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë; PPP-të e papërgjegjshme...

Edhe BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë; PPP-të e papërgjegjshme një prej arsyeve

spot_img
spot_img

Pas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe një tjetër institucion ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit, madje me ritme më të larta.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që Shqipëria të rritet me 2.8 % këtë vit, duke e rishikuar me ulje prej 1.1 pikë përqindje në krahasim me raportin e muajit maj. Shqipëria ka pasur rishikimin më të madh në ulje, në krahasim me të gjithë vendet e tjera të rajonit të BERZH (shih tabelën). Nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia ka një ulje me 0.3 pikë përqindje (në 3.2 %) dhe Maqedonia rritje me 0.2 pikë përqindje (3.2 %) në krahasim me raportin e majit. Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të kenë performancën më të dobët në 2019-n, ndërsa kryeson Kosova, me rritje 4%.

Për herë të parë, një institucion ndërkombëtar ka artikuluar edhe projektet e Partneritetit Publik – Privat (PPP) si një arsye për ngadalësimin e ekonomisë, për shkak se ato mbartin rreziqe për detyrime të mundshme, ndërkohë që theksohet se këtyre projekteve u mungon transparenca dhe përgjegjshmëria.

Më herët, FMN e rishikoi parashikimin e saj për rritjen e vendit nga 3.7 % në 3 % për këtë vit, ndërsa Banka Botërore e pret në 2.9%.

Edhe për vitin 2020, BERZH ka ulur pritshmëritë, por me ritme më të ulëta. Në 2020-n, ekonomia vendase pritet të zgjerohet me 3.5 %, ose 0.4 pikë përqindje më pak se në raportin e majit.

Pas përshpejtimit në 4.1 % në 2018, rritja është ngadalësuar në vitin 2019, thotë raporti. Gjatë gjysmës së parë të 2019, ekonomia u zgjerua me 2.4 % me bazë vjetore. Ngadalësimi erdhi kryesisht si pasojë e uljes së prodhimit të energjisë, e kombinuar me efektin e lartë bazë nga viti 2018, ndërsa turizmi mbeti një kontribuues i rëndësishëm. Nga ana e shpenzimeve, rritja e investimeve dhe eksporteve gjithashtu u ngadalësuan. Papunësia vazhdoi të bjerë gradualisht, por mbeti në nivele dyshifrore, mesatarisht 11.8 % në gjysmën e parë të vitit. Në të njëjtën kohë, inflacioni u ul në 1.5 % mesatarisht, duke qëndruar nën objektivin e bankës qendrore prej 3.0 % për të tetin vit radhazi.

Si rezultat, norma e interesit e Bankës Qendrore ka mbetur në një rekord të ulët prej 1 % që nga qershori 2018. Pavarësisht deficitit primar në vitet e fundit, borxhi publik mbetet i lartë (66.9 % e GDP në qershor 2019, përjashtuar detyrimet e prapambetura).

Ekonomia vlerësohet se do zgjerohet me 2.8 % në vitin 2019, duke u udhëhequr kryesisht nga konsumi privat dhe do të përshpejtohet në 3.5 % në 2020.

Moderimi në rritje relative krahasuar me vitet e fundit vjen si efekt i kombinimit të ngadalësimit ekonomik të Italisë dhe pjesës tjetër të Eurozonës, vonesave të mëtejshme në nisjen e negociatave për pranimin në BE, si dhe risqeve të brendshme të lidhura si me detyrimet e mundshme që rrjedhin nga programet e Partneriteteve Publike Private (që u mungon transparenca dhe përgjegjshmëria, si dhe paqëndrueshmëria i vazhdueshëm politik).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular