BallinaAktualitet18 mijë mjekë e infermierë dhe 34 mijë mësues, pa paga, Albana...

18 mijë mjekë e infermierë dhe 34 mijë mësues, pa paga, Albana Vokshi: Rama trajton si të njerkës 52 mijë familje

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, përmes një postimi në rrjet, shkruan se 52 mijë familje shqiptare trajtohen si të njerkës në shtetin e Edi Ramës.

“Janë rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë, si 34 mijë mësues, të cilët qeveria i ka lënë me ditë e javë pa paga, megjithëse për shumicën e tyre kjo pagë është mjeti i vetëm i jetesës”, shkruan Vokshi.

Postimi nga Albana Vokshi

Shteti i padrejtë i Edi Ramës

Qeveria e Edi Ramës është korrekte për të paguar 380 milionë euro për koncesionet korruptive të shëndetësisë. Edi Rama i paguan Vilmës, Ilirit, Majlindës, Janit dhe kujtdo që fshihet pas tyre miliona euro çdo muaj, pa u vonuar asnjë ditë, për koncesione që kanë çuar në kolaps shëndetësinë.

Por kjo përkujdesje as që mendohet për mjekët, infërmierët dhe mësuesit.

Rreth 52 mijë familje shqiptare, trajtohen si të njerkës në shtetin e Edi Ramës. Janë rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë, si 34 mijë mësues, të cilët qeveria i ka lënë me ditë e javë pa paga, megjithëse për shumicën e tyre kjo pagë është mjeti i vetëm injetesës.

LEXO EDHE  Gafë apo “shërbim politik”/ KLP: Hetim disiplinor për prokurorin Ndoja. “Dëgjuam se ka studio ligjore”

Në shtetin e padrejtë të Edi Ramës që funksionon për një grusht klientësh të kryeministrit, por jo për qytetarin e zakonshëm, qeveria ia lejon vetes të vonojë pagesat për detyrimet e saj, ndërsa për 38 mijë qytetarë e kryefamiljarë përgjigja është burgu. Ata kanë përfunduar në burg për mosrespektim të afateve të pagesave të ujit dhe dritave nga pamundësia për t’i paguar ato.

Shtetit të padrejtë të Edi Ramës duhet t’i japim fund së bashku! Secili prej nesh meriton një qeveri të përgjegjshme, që punon për qytetarët dhe jo për oligarkët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular