Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mesditë qytetin e Shkodrës. Nga raportimet e para thuhet se është qëlluar për vdekje një 43-vjeçar, për arsye ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit, dhe viktimë ka mbetur 43-vjeçari Gjergj Krygja.
Shkodër/ Informacion paraprak
Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.