BallinaAktualitetRama i rikthehet sërish grupit “KÇK”: Do ketë rezultate ofensive ndaj grabitësve...

Rama i rikthehet sërish grupit “KÇK”: Do ketë rezultate ofensive ndaj grabitësve të veshur me petkun e ligjit

Kryeministri, Edi Rama, edhe njëherë u ndal tek problemi që hasin qytetarët në gjykatat e vendit. Ai tha se qeveria po përgatit masa speciale ndaj grupit që ai e quan “KÇK”. Sipas tij, do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit. Këto deklarata Rama i bëri gjatë takimit me qytetarët në kuadër të  programit të “bashkëqeverisjes”.

“Sot vijon të jetë e vështirë dhe e pamundur të shkosh në gjykatë për të zgjidhur problemin. Sot jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë, Disa që janë në sistem dhe që e dinë se nuk kalojnë vetingut, janë lëshuar KCK. KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në Shqipëri, sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë e grabitëseve ordinerë. Për KCK po bëhemi gati, me një ligj special për ta çuar luftën në një nivel të pa ndodhur më parë, ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të krimit dhe ndaj KCK. Të jeni të sigurt se më herët se vonë, të gjithë do të shohin në praktikë dhe jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit, qoftë ndaj KCK”-tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular