BallinaAktualitetKallashnikovë e çantë me tufa lekësh, policia publikon pamjet e super-aksionit në...

Kallashnikovë e çantë me tufa lekësh, policia publikon pamjet e super-aksionit në Krujë

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e super-aksionit të zhvilluar në Krujë dhe disa qytete të tjera të vendit për arrestimin e autorëve të grabitjes së postës, ku u morën 110 milionë lekë.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Ndërkohë, policia ka publikuar momentet kur autorët dërgohen në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa tregon edhe sendet që iu janë sekuestruar, mes të cilëve një çantë me paratë e vjedhur dhe disa armë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”.

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë.

Sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Ndalohen tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve.

Ndalohen edhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Më datë 04.11.2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë.

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Filiali”, në kuadër të të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje.

Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç.

Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

1. Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Theksojmë se shuma e parave të grabitura u gjet gjatë operacionit, në banesën e këtij shtetasi.

2. Shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.

Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Në kuadër të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes, gjatë operacionit të sotëm u bë ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë, për moskallëzim krimi, konkretisht: B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.

Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.

Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë kriminale.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular