Kapen në befasi nga policia spanjolle gjashtë shqiptarë të cilët akuzohen për kultivim kanabisi. Shqiptarët që janë pas hekurave tani, mësohet se janë të moshës nga 25 deri 45 vjeç dhe emrat e tyre nuk janë bërë mëe dije, por ajo që raportojnë mediat e huaja është se ata janë pjesë e një grupi kriminal.
Aty u zbulua një magazinë prej 3 mijë metra katrorë me 7 dhoma në të cilat u gjendën pajisje me aparaturat e duhura elektrike dhe sistem ajrimi për kultivim të brendshëm të kanabisit.
Trafikantët e ruanin me turne ndërtesën që të pikasnin lëvizje të policisë. Shqiptarët u zunë në befasi në momentin kur është futur policia, pasi ishin duke fjetur.
Në operacion u sekuestruan 74 kg kanabis, boçe kanabisi, 1,300 euro, 808 llamba nxehtësie, 31 pajisje për ajër të kondicionuar, 19 filtra ajri dhe një gjenerator i madh elektrik.