Nga Bardh Spahia
Ndodh në SH.B.A.
Departamenti Amerikan i Shtetit: “Sot në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, ne kujtojmë ata miliona njerëz që humbën jetën nën rregjimet shtypëse komuniste. Ne gjendemi pranë atyre që vazhdojnë të vuajnë në perpjekjet e tyre për liri që duhet ta gëzojnë të gjithë”.
Po në Shqipëri? Në Shqipëri pinjollët e diktaturës komuniste me paturpësinë më të madhe e në mënyrë kriminale glorifikojnë në mes të kryeqytetit tonë figura gjakatare te rregjimit më të egër komunist. Jo vetëm nuk kujtohen e nderohen vuajtjet e viktimave të komunizmit, siç ndodh në SH.B.A. por përdhoset e nëpërkëmbet qëllimisht kujtimi i tyre dhe kontributi i jashtëzakonshëm që ata individë të nderuar, dinjitozë e guximtarë dhanë për atdheun tonë. Le ti kujtojmë sot e përjetë e të frymëzohemi nga qendresa dhe sakrifica e tyre sublime.