BallinaKryesoreParabolat e shpresës, për të larguar zhgënjimin e tranzicionit!

Parabolat e shpresës, për të larguar zhgënjimin e tranzicionit!

Nga Qamil Gjyrezi

Turi i shpresës me të rinjtë, që po zhvillon kryetari i P.D.-së Lulzim Basha këto ditë në qytetet e Shqipërisë do të ndikojë pozitivisht në të gjitha planet! Këta takime politike ndikojnë pozitivisht  për të larguar mendimet negative tek të rinjtë, për të larguar zhgënjimin që i ka pllakosur, si  pasojë e qeverisjes narkotrafikante të Edi Ramës!

Brezi i ri një pjesë e tyre kanë lindur gjatë trazirave të dhunshme  të së majtës  në vitin 1997-1998 që zhgënjyen, frigësuan dhe larguan edhe prindërit e tyre. Sot Rilindja okulte pjellë e së majtës së dhunshme po i zhgënjen gjithashtu thellë, largon në emigracion edhe fëmijët e tyre!

Edi Rama po i largon kryesisht të rinjtë në rrugët e Europës ose po i detyron ata të përfundojnë në viktima të drogës!

Prandaj turi i shpresës së Bashës, po largon zhgënjimin që i ka pallkosur këta të rinj duke i’u dhënë shpresë jo vetëm atyre por edhe prindërve të tyre!

Në bisedat jo-formale të përdishme me miqtë, duke pirë kafe, ata pyesin se sa i gjatë paska qenë ky tranzicioni në Shqipëri!?

Për të kuptuar gjatësinë, vitet dhe gjerësinë, hapsirën që ka politika, njerëzit e zakonshëm me problematika të jetës së përditshme e kanë të vështirë! Ata përdorin logjikën subjektive që ka të bëjë me, nevojat, fëmijët dhe të afërmit e tyre. Shteti është përgjegjegjësi kryesor për të krijuar të mira materiale dhe qetësi.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për situatën e zhgënjimit për të gjithë!

Njerëzit me sinqeritetin e tyre shprehen se boll, pritëm 50 vjet komunizëm dhe 30 vjet demokraci, nganjëherë me dashje ose padashje e ngatërrojnë me simbolin e PD-së!

Njerëzit kanë problematika të ndryshme ekonomike, sociale dhe psikologjike! Sot ata nuk kanë më probleme vehten ose kështu shprehen, por për fëmijët, të cilët duhet të ushqehen, shkollohen, kurohen, të blejnë rroba, biles edhe të modës, të paguanjë taksat, dritat dhe ujërat.

Dicka duhet të kuptojnë të gjithë, që 6 vitet e Rilindjes e ndërlikuan situatën në  të gjitha planet duke sjellur zhgënjim  dhe humbur shpresën për një të ardhme më të mirë! Ky është një realitet që duhet të ndryshohet patjetër nga të gjithë, mbasi do te jetë vonë dhe nuk do të ketë fuqi politike ose të mbinatyrshme që do ta ndryshojë!

Njerëzit shqetësohen, mbase e kanë të vështirë të kujtojnë fillimet me shpresë dhe sinqeritet në 1990-tën, ndryshimet në rritjen e tyre në planin personal dhe familjar në vitet e para mbas viteve 90-të, rritjen ekonomike mbas vitit 2005, liberalizimn e vizave etj. Njerëzit e kanë të vështirë të “harrojnë” gjithashtu vrasjet për ceshtje banale, për pazare trafiqesh me njerëz dhe drogë, apo të vrarët për ceshtjet e prononës që janë me mijëra! Prandaj shqetësohen për tranzicionin e gjatë me shumë ulje dhe ngritje, që në realitet kanë përballuar shumë ngjarje në planin personal, kombëtar, rajonal europian dhe botëror, arritje dhe dështime, shpresë dhe zhgënjim njerëzor!

Në fillimet e tranzicionit, mendonim se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt në planin ekonomik, politik dhe demokratik! Në atë kohë edhe sot media kishte shumë më tepër mundësi të “manipulonte”, mbasi transmetonte mesazhe të cilat edhe neve që merremi me gazetari e politikë i keqkuptonim, jo më njerezit e thjeshtë që nuk duan t’a dinë për këta punë!

Martin Krygier në esenë politike “Parabolat e shpresës dhe zhgënjimit” në lidhe me tranzicionin në ish-lindjen komunsite në vitin 2002 në nëntemën “Mençuria e Çu-En-Lait” shkruan: “Ata të cilët imagjinonin se pas shembjes së komunizmit, do të ishte lehtë dhe shpejt të ndërtohej demokracia, sundimi i ligjit, prosperiteti dhe barazia–të gjitha përnjëherë – ishin dënuar të zhgënjeheshin. 12 vjet janë një kohë e shkurtër për zhvillimin e institucioneve dhe ç‘do rregulli shoqëror pavarësisht se ato u shemben shumë shpejt. Kujto përgjigjen e Çu-En-Lait, kur e pyetën që të jepte vlerësimin për rezultatet e Revolucionit Francez; “Është shumë shpejt të flasësh”!?

Imagjinoni edhe mbas 100 vjetësh Revolucioni francez kishte lënë pasoja në botë dhe Europë dhe clironte energji edhe negative!

Dëmet e ish-komunizmit gjakatar 50 vjecar ndihen edhe në ditët tona në planin ekonomik dhe psikologjik! Rilindja shkatërroi me qëllim të gjitha arritjet në planin politik, ekonomik dhe social në këta 6 vite!

Zhvillimet me suksese dhe dështime të këtyre 30 viteve e obligojnë Zotin Basha dhe P.D.-në të punojnë shumë për të krijuar shpresën për të ardhmen dhe për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe tranzicionit politik në Shqipëri!

Jam optimist se Lulzim Basha do t’i japë fund zhgënjimit të tranzicionit politik në Shqipëri!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular