Prej dy ditësh, një bari rezulton i zhdukur në Leskovik.
Ngjarja është denoncuar nga familjarët në polici.
Sipas tyre, Dhimitër Baze rreth 70 vjeç doli dy ditë më parë për të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit, por nuk është rikthyer më në stan.
Bagëtitë janë kthyer në vathën e tyre, ç’ka ka bërë që banorët të sinjalizojnë policinë lidhur me zhdukjen e tij.
Forca të shumta policie janë duke kërkuar në gjithë zonën për gjetjen e bariut.