BallinaAktualitetKosova pjesë e Serbisë/Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama – Vuçiç

Kosova pjesë e Serbisë/Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama – Vuçiç

Bashkëpunimi për mini-shengenin ballkanik, iniciativë e nisur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se pas takimeve në Novi-Sad dhe në Ohër do të finalizohet më 21 dhjetor në takimin e Durrësit. Projekti i mini-shengenit ballkanik i iniciuar nga Rama dhe Vuçiç përfshin edhe harta me vendet pjesëmarrëse.

Por një hartë e publikuar nga gazeta serbe “Blic”, në një shkrim të publikuar rreth këtij projekti ka shkaktuar reagime të shumta pasi Kosova përfshihet brenda territorit të Serbisë. Gazeta serbe flet për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi me marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik.

Kundër kësaj nisme të iniciuar nga kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç, ka dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën. Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa e quajti këtë projekt një “Jugosllavi të vogël pa Slloveninë dhe Kroacinë, por me Bosnjën. Edhe lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti tha se Rama po nxitohet dhe se samiti i Ohrit dhe mini-shengeni ballkanik ishte i nxituar.

Ideja e Shengenit Ballkanik nuk është parë me sy të mirë as në Bruksel. Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç tha se nismat rajonale janë të mirëpritura, por nuk duhtë që të kishte vende të përjashtuara duke iu referuar Kosovës. Kundër kësaj nisme kanë qenë edhe i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Image Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular