BallinaKryesoreNdryshojnë rregullat e maturës, përjashtim nga provimet nëse...

Ndryshojnë rregullat e maturës, përjashtim nga provimet nëse…

Maturantët që do të konstatohen me celularë në qendrat e provimit do të përjashtohen nga të gjitha testet e maturës dhe do të mund t`i japin ato vetëm vitin tjetër. Kjo është një ndër masat e ashpra që parashikon rregullorja e re e maturës për vitin 2020. Më përjashtim nga punua apo ndjekje penale do të përballen të gjithë ata që do të publikojnë tezen e provimit.

Ministria e Arsimit ka ndryshuar sërish rregullat nën të cilat do të zhvillohet Matura Shtetërore. Këtë vit parashikohen masa më të rrepta për maturantët dhe administratorët që konstatohen në shkelje.

Celulari do të jetë sërish i ndaluar, por ndryshe nga një vit më parë si ndëshkim do të jetë përjashtimi nga të gjitha provimet.

Përjashtimi nga testimi parashikohet edhe kur maturanti ndryshon vendin që i është caktuar, komunikon me të tjerët apo refuzon kontrollin nga ana e administratorëve.

Publikimi i tezës së provimeve ndër vite ka detyruar Ministrinë të ashpërsojë penalitetet.

Neni 22 i detyron administratorët të mos publikojnë testin, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës.

Me të njëjtat masa disiplinore do të përballen hartuesit e testeve, përgjegjësi i administrimit si dhe përgjegjësi i katit.

Risi këtë vit është se ndaj çdo presoni të tretë ku përfshihen edhe maturantët do të kërkohet ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Për të kaluar maturantët, u duhet të sigurojnë më shumë pikë. Nga 20% të pikve këtë vit duhet të marrin jo më pak se 25%.

As këtë vit nuk do të ketë rivlerësim të testit, ndërsa sipas rregullores së re rezultatet e provimit duhet të shpallen jo më vonë se data 30 qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular