BallinaAktualitet"Puçi" ndaj Ballukut, prokuroria kërkon arrestimin e Kajmakut

“Puçi” ndaj Ballukut, prokuroria kërkon arrestimin e Kajmakut

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Agim Kajmakut, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se Kajmaku nuk kërkohet të arrestohet vetëm për fshehjen e arrestimit në Greqi, por edhe për ‘puçin’ ndaj ministres së Edi Ramës, Belinda Balluku.

Vetëm 1 ditë para se të shkarkohej nga KQZ-ja, Agim Kajmaku shkarkoi nga detyra 2 nënkryetarët e Bashkisë së Vorës, duke lënë në detyrë si kryebashkiak zëvendësues, Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë.

Njëri prej nënkryetarëve të bashkisë ishte njeri i besuar i Belinda Ballukut dhe ky vendim i Kajmakut u pa si ‘puç’ ndaj ministres së Ramës.

Pikërisht për këto lëvizje, prokuroria e ka shpallur në kërkim Agim Kajmakun.

‘Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka shpallur ne kerkim me mase sigurimi me arrest ne burg, ne lidhje me hetimin qe zhvillohet ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, Shperdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, fallsifikimi i formulareve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhenies fund te detyres, neni 249 i Kodit Penal’, njofton prokuroria e Tiranës.

Prokurori që ka firmosur arrestimin e Kajmakut është Kolë Hysenaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular