BallinaAktualitetHoroskopi 13 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 13 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Kur dikush të shfaqë sjellje të papërshtatshme sot, nuk duhet të tolerohet nga ju apo dikush tjetër. Bëhu ti i pari që e kundërshton një fyerje të nxitur.

Tani për tani ju keni një ndikim të madh tek njerëzit e tjerë prandaj edhe kur i tërhiqni vëmendjen personit që po gabon në një mënyrë apo tjetrën, ai do ju dëgjojë.

Demi

Nëse doni që sot të qëndroni vetëm për pak kohë, përpiquni të mos zgjasë shumë që njerëzit të mos shqetësohen se ku keni shkuar. Të gjesh kohë për veten tënde është e rëndësishme, por nuk është momenti i duhur për të shkuar në ndonjë udhëtim të gjatë apo për ndonjë aventurë të papritur.

Njerëzit që të rrethojnë kanë nevojë për ju, prandaj kushtojini një pjesë të kohës suaj miqve dhe më vonë mendoni se çfarë keni dëshirë të bëni.

Binjakët

Koha është gjithçka kur bëhet fjalë për disa lloj marrëdhëniesh – kështu që përpiquni të mos i nxitoni gjërat. Pavarësisht se keni një dëshirë shumë të madhe të merrni përgjigje për një vend punë apo prisni me padurim t’i propozoni të dashurës suaj, duhet ta kuptoni se nuk keni ndonjë ndikim në këtë situatë.

Shpresat dhe dëshirat tuaja, pa marrë parasysh sa të forta janë, nuk mund ta detyrojnë dikë të bëjë diçka që nuk dëshiron të bëjë ose nuk është i gatshëm ta bëjë. Relaksohuni dhe përqendrohuni te diçka tjetër.

Gaforrja

Përdorni imagjinatën tuaj, ëndrrat tuaja më të gjalla dhe madje edhe fantazitë tuaja më të egra për t’ju ndihmuar të fitoni atë që keni kërkuar.

Ju keni qenë disi dyshues për dikë për një kohë, por nuk keni mundur të kuptoni arsyen pse. Flisni me të dhe kjo do ju ndihmojë të kuptoni arsyen e ndjesive që ky person ju ka krijuar.

Luani 

Një bashkëbisedim mund të shkaktojë konflikt midis jush dhe dikujt që e keni përzemër – por a është e nevojshme kjo? Mendimet tuaja janë të rëndësishme dhe normalisht që duhet t’i mbroni ato. Por a ia vlen të mërzitim dikë tjetër?

Nëse ai nuk është i aftë për të pranuar situatën tuaj, atëherë duhet të jeni ju të aftë për të pranuar të tyren edhe pse nuk jeni dakort me të. Ajo që të dy keni së bashku është më e rëndësishme sesa të qenit ‘i drejtë’ ose fitimtar në një debat.

Virgjëresha

Besnikëria është një nga gjërat më thelbësore për çdo miqësi, kështu që ju duhet të qëndroni pranë miqve tuaj kur ndodhin keqkuptime apo probleme të ndryshme. Mund të jeni akuzuar për diçka, por ju e dini që nuk është e vërtetë.

Nëse duhet ta zgjidhni këtë situatë, përpiquni që të mos fyeni personin që keni përballë sepse do përkeqësoni më shumë situatën. Mund të bëheni një argumentues i mirë për ta bindur atë që e ka gabim.

Peshorja

Sot, dikush që ka shumë rëndësi për ju shumë do ju kërkojë ndihmë. Ajo që këta persona duan mund të mos ju pëlqejë fort. Gjëja që duhet të bëni është të hapni zemrën me ta dhe të bëni aq sa mundeni për t’i ndihmuar. Përpiquni që punët tuaja të mos bëhen pengesë për të qenë një njeri bujar dhe i dobishëm për miqtë tuaj.

Akrepi

Energjia juaj është shumë e ulët dhe do të jetë e lehtë për ju që të shpërqendroheni sot, kështu që mos u frikësoni nëse gjatë një bisede apo takimi mendja juaj fillon të bredhë. Duhet të merrni shumë energji dinamike për të qenë të angazhuar.

Kjo nuk është një ditë e shkëlqyer për të bërë ndonjë hulumtim të vështirë, për të marrë pjesë në shumë takime ose për të punuar vetëm në projekte. Kërkoni njerëz të gjallë dhe situata në të cilat mund të bashkëpunoni.

Shigjetari

Ju duhet të ushtroni kreativitetin tuaj aq sa mundeni sot – vallëzoni, këndoni, rimoni dhe përdorni të gjitha aftësitë tuaja unike të vetë-shprehjes për tu argëtuar! Njerëzit do e mirëpresin këtë dhe do t’ju japin disa energji shumë të mira. Në fakt, ata mund të jenë aq të kënaqur me ju, saqë do t’ju bëjnë ftesë në një event mjaft të rëndësishëm.

Bricjapi

Paralajmëroni miqtë ose bashkëpunëtorët tuaj që të mund të mërziteni dhe lodheni gjatë kësaj dite. A keni pushuar sa duhet dhe keni ngrënë mirë? Nëse jo, është koha ta vendosni shëndetin tuaj si prioritet dhe të filloni t’i thoni jo ftesave të vona të natës. Të ndiheni të fortë është përgjegjësia juaj.

Në fakt njerëzit që ju rrethojnë janë zakonisht arsyeja që bëni gjëra që nuk janë të mira për shëndetin tuaj! Merrni shëndetin tuaj seriozisht dhe do të ndiheni shumë në formë.

Ujori

Sot, një nga njerëzit e afërt në jetën tuaj po kalon një periudhë të vështirë emocionale. Ata nuk dinë të pyesin por në të vërtetë kanë nevojë për kontributin tuaj dhe idetë e mira që mund t’i jepni. Një mesazh i shkruar butësisht do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i kujtuar ata që ju jeni atje për ta sa herë që ju nevojiten. Ata do ta duan dhe do e vlerësojnë gjestin.

Peshqit

Komente shumë të paqarta të një shoku do bëjnë të të lindin shumë dyshime në trurin tënd gjatë gjithë ditës. Epo, nëse doni të arrini tek e vërteta, duhet ta takoni menjëherë dhe ta pyesni atë. Ai mund të jetë i befasuar nga guximi juaj, por do ta vlerësojë faktin që ju doni të qartësoheni. Do të shihni sesi të qenit i sinqertë është gjithmonë një gjë e mirë për marrëdhëniet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular