BallinaAktualitetBiznesmeni-Bashës: Jam me tesëren e PS. Jugu të mbështet, ne duam rrotacion…

Biznesmeni-Bashës: Jam me tesëren e PS. Jugu të mbështet, ne duam rrotacion…

“Teserën e Partisë Socialiste e kam unë, nuk e dorëzoj atë, por duam rotacion!”, u shpreh një biznesmen gjatë takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Biznesmeni i Sarandës e ka kërkuar me ngulm fjalën sot në takimin që kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillonte me operatorët turistë të qytetit. “Zoti Basha, të kemi mbështetur, vazhdo përpara, të gjithë jugun e ke me vete, se duam rotacion!”, tha ai.

Biznesmeni quhej Zano Çulli dhe ngriti problemin e madh të mungesës së infrastrukturës në Sarandë, që po çonte në varfërimin e qytetit dhe shitjen e banesave, duke theksuar sesa i zhgënjyer kishte mbetur nga qeverisja e PS-së, duke filluar që nga emigracioni i detyruar i katër fëmijëve të tij me arsim të lartë e duke përfunduar tek mashtrimi më i fundit.

Me ironi, Çulli përmendi ditën kur ish-ministri Damian Gjiknuri, “i vuri të hidhnin valle me Babanë e Teqesë” për rrugën e re që gjoja do të ndërtohej atje.

Fjala e biznesmenit

“Na lejoni dhe ne që jemi të majtë me tesere të PS, por ju kemi mbështetur, z.Basha, të themi dy gjëra.

Mirëseerdhe! Unë jam Zano Çulli, kryeplak i lagjes “Baba Rexhepi”. Me pesë fëmijë. Katër fëmijë me arsim të lartë m’i larguan nga Shqipëria. Jam marrë me biznesin e ndërtimit dhe jam edhe fermer. Jam njeri punëtor.

Biznesi i ndërtimit këtu në Sarandë ka kapitulluar, ku 70% e popullsisë punon në ndërtim. Janë 2 a 3 firma që leja e ndërtimit do të merret vetëm tek firma Fusha në Tiranë. Firma Fusha.

Po të them këtu se të vesh sot tek agjencia nuk gjen një punëtor, jo të ri. Dhe kemi vënë shtëpitë, e gjithë kurorë e qytetit është vënë në shitje se mungon infrastruktura, mungon uji, mungon rruga, kur këto vila janë bërë jetën në Greqi e nuk i shfrytëzojnë dot kur Sarandën e preferojnë tërë turistët e botës. I marrin turistët i çojnë në Syrin e Kaltër, rruga e paasfaltuar. Në Lëkurës po ashtu.

Ky qytet është drejt shkatërrimit.

Gjithë rrugët, shkallaret që bënë, rrëshkasin pleqtë. I shkulën gjithë historinë këtij qyteti. Tani do bëjnë një shëtitore; erdhi firma Fusha, që do të heqë ata gurë që janë dhe një foshnje e vogël do ikë nga karrocë e do bjerë nga shkallët drejt e në det.

Vjen firma Fusha me kazëm dhe me skrep dhe prish gjithë historinë e këtij qyteti.

Ne duam ta zgjerojmë këtë qytet. Unë jam në një lagje – foli shumë mirë ai për ndarjen administrative – ku teqeja e këtij qyteti është në territorin e Himarës!

Atje është sot. Vemi ne i kërkojmë për plazh, kam bërë shtëpi, kam investuar atje, por për të marrë plazhin, duhet ta marrësh në Himarë më thonë. Kjo ndarje administrative këtu është bërë gabim.

Lagja nr.4 e qytetit a do t’i kthehet qytetit bashkë me territorin që është? Po ta kërkoj ty!

E dyta, të ftoj të vizitosh Teqenë. Të ftoj hajde shikoje, vizitoje. Se këta erdhën e na sollën një projekt atje, Gjiknuri, – na vuri edhe me Babain e hodhëm valle, se po bëhet rruga – dhe na gënjyen!

Hajde shikoje se çfarë bëhet në gjithë rrugët e qytetit. E gjithë periferia është pa rrugë, kanë dalë shtëpitë në shitje.

Për këto jam ngritur unë. Vij nga e majta, teserën e Partisë Socialiste e kam unë, nuk e dorëzoj atë. Ta dish!

Basha: Mirë se ke ardhur! Ti ke ardhur si përfaqësues i biznesit, s’ke ardhur si përfaqësues i partive politike këtu.

Çulli: Mirë, po edhe politike do ta kthejmë një çikë, se  nuk rri dot pa folur.

Basha: Dhe mirë se ke ardhur!

Çulli: Dhe të them edhe këtë gjë: të kemi mbështetur, vazhdo përpara, të gjithë jugun e ke me vete, duam rotacion!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular