BallinaKryesoreDelvinë, dënohet me 3 vjet burg mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen e...

Delvinë, dënohet me 3 vjet burg mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur

Gjykata ka dënuar me tre vite e gjashtë muaj Neshat Tepelenën, mësuesin që u denoncua nga nxënësja e tij për ngacmim seksual. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa ka filluar që me datë 28.04.2018.

Gjykata e kishte vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e mësuesit të shkollës së Kalasës në Delvinë, njofton Faxweb, ardhur pas denoncimit nga familja e së miturës.

Ngacmimi i fëmijës ka ndodhur më shumë se një vit më parë në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por familja e nxënëses heshti nga opinioni. Pastaj, ata vendosën ta denoncojnë rastin në komisariatin e Policisë së Delvinës.

Banorë të fshatit thanë për mediat se rasti ishte i përsëritur. Në vitin 2003, mësuesi Tepelena kishte marrë vërejtje me shkrim për diçka të ngjashme dhe kjo vërejtje ndodhej në dosjen e tij si arsimtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular