Një tjetër aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Leko, Itali, ku një 26-vjeçar shqiptar i identifikuar si Jetmir Isufi fillimisht mbeti i plagosur rëndë.
Ai u dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ishte në gjendje kritike për jetën.
Por sot mediat italiane bëjnë të ditur se, ai ka ndërruar jetë në spital. Isufi ishte duke u kthyer për në shtëpinë e tij, pasi kishte mbaruar turnin e punës.
26-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij ‘Lancia Y’, kur është përfshirë në një aksident me një makinë tjetër tip ‘Volksvagen’.
Edhe shoferi i makinës së dytë mësohet se është në gjendje të rëndë.