BallinaAktualitet“Situatë dramatike”, Presidenti letër Bashës e krerëve të opozitës. Ja çfarë u...

“Situatë dramatike”, Presidenti letër Bashës e krerëve të opozitës. Ja çfarë u kërkon Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të opozitës së bashkuar, Lulzim Bashës, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare, në një takim urgjent.

Letra e Presidentit i është drejtuar Kreut të PD-së Lulzim Basha dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

Në letër theksohet se: “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular