Thirrjet “Kosova është Serbi” kanë dërguar në dyert e UEFA-s Federatën Serbe të Futbollit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, me “Blicsport” që mëson se UEFA ka nisur procedurat disiplinore ndaj federatës ballkanase. Gjithçka është e lidhur me thirrjet raciste ndaj shtetit të Kosovës, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2020 mes Serbisë dhe Ukrainës, mbyllur në barazim 2-2.
Kjo nuk është hera e parë që Federata Serbe paraqitet në dyert e UEFA-s për këtë shkak. Më parë, kombëtarja serbe luajti pa tifozë sfidën e grupit kualifikues të Euro 2020 ndaj Luksenburgut.
Dënim që pritet të jetë i njëjtë sërish, me Serbinë që në rast të penalizimit nga UEFA mund të luaj pa tifozë ndeshjen e parë të kompeticionit Europian që zhvillohet vitin e ardhshëm, gjithmonë nëse kualifikohet.
Kujtojmë që Serbia luan në fazën play-off të Ligës së Kombëve, ku do të gjej si rival kombëtare si Norvegjia apo Bullgaria.