BallinaAktualitetGazetari Koka zbulon kush ambasadë e shantazhoi zëdhënësin e Presidentit

Gazetari Koka zbulon kush ambasadë e shantazhoi zëdhënësin e Presidentit

Gazetari Bledian Koka mendon se ambasada për të cilën Presidenti Ilir Meta tha se shantazhoi zëdhënësin e tij, Tedi Blushi është ambasada italiane dhe jo ajo amerikane.

I ftuar studion e lajmeve në RTV Ora, Koka tha se referencat e Tedi Blushit kanë të bënë me ambasadën italiane dhe jo atë amerikane.

Beti Njuma: Presidenti shkoi edhe më tej sot, akuzoi ambasadën pavarësisht se jo me emër se ka shantazhuar zëdhënësin për heqjen e një statusi…!

Bledian Koka: Nga informacionet që unë kam nuk bëhet fjalë për  ambasadën amerikane. Reagimi i Presidentit ishte një status që linte të kuptohej se mund të ishte për cilëndo ambasadë. Me shumë gjasë ka të bëjë me ambasadën italiane. E akuzoi si një mik i Agaçit dhe një ambasador në ikje. Të gjitha referencat që ka bërë zoti Blushi që është zëdhënësi i Presidentit të Republikës, jo Tedi Blushi miku ynë gazetar i dikurshëm, mendoj që referencat  më të forta në status kishin të bënin me ambasadorin në ikje Alberto Cutillo. Në informacionin që unë kam me shumë gjasë nëse ka patur ndonjë kërcënim, se edhe kjo mbetet për tu parë nuk mund të merret e mirëqenë, është fjala e presidentit përballë tonës, mendoj se kjo situatë i referohet ambasadës italiane dhe aspak asaj amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular