BallinaAktualitet“Cohu Mateo, ke shkolle”/ Tragjike, nëna shqiptare gjen pa jetë të birin

“Cohu Mateo, ke shkolle”/ Tragjike, nëna shqiptare gjen pa jetë të birin

spot_img
spot_img

Tragjedi në një familje shqiptare në Roseto degli Abruzzi, në Teramo të Italisë. Një 16-vjeçar humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak. Matteo, i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, u shua në gjumë. Ai u gjet i pajetë në shtrat mëngjesin e së enjtes nga nëna e tij.

‘Matteo zgjohu, ke shkollë’

Zilja kishte rënë si çdo mëngjes, në orën 08:00. Por Matteo nuk ishte ngritur, për këtë arsye nëna e tij shkoi në dhomë për ta zgjuar. ‘Zgjohu, ke shkollë’, e thërriti ajo duke menduar se i biri thjeshtë donte të rrinte nën shtroja edhe pak minuta më shumë. Duke mos marrë përgjigje prej tij, iu afrua dhe vuri re se i biri nuk lëvizte.

Ambulanca nuk mundi të bënte asgjë për 16-vjeçarin. Sipas ekspertizës mjeko ligjore, Matteo vdiq nga arresti kardiak. Sipas mediave italiane, i riu nuk rezultonte të kishte probleme shëndetësore. Ai jetonte në një apartament në Viale America, me prindërit dhe motrën. Vdekja e tij e parakohshme dhe e papritur ka tronditur të gjithë qytezën ku jetonte. Sapo morën vesh lajmin, poshtë shtëpisë së tij shkuan miqtë e shokët e shkollës.

Matteo, i përshkruar nga të gjithë si një djalë i qeshur dhe plot jetë, studionte gjeometri dhe ishte në vitin e tretë në Istituto Statale Superiore Vincenzo Moretti.

Vdekja në gjumë

Përballë tragjedive të tilla, lind pyetja sesi është e mundur që një djalë vetëm 16 vjeç, me shëndet të mirë, mund të vdesë nga infarkti. Bëhej fjalë për raste të rralla, por fatkeqësisht jo të pamundura. Në Itali, vdekja kardiake e papritur (Mci) prek çdo vit më shumë se 1 mijë të rinj, nën moshën 35-vjeçare./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular