BallinaAktualitetFOTO/Ahmet Prençi: Krimi dhe politika janë bë bashkë, kjo është mafia

FOTO/Ahmet Prençi: Krimi dhe politika janë bë bashkë, kjo është mafia

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka lëshuar një deklaratë të fortë nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në promovimin e dy librave të tij.

Prençi deklaroi se në Shqipëri, ‘krimi ëështë i lidhur me politikën dhe funksionon se bashku’.

‘Përderisa krimi emëron në administratë dhe politika ndan tendera me krimin, kjo përbën mafie’, deklaroi Prençi

Sipas tij, ‘në Shqipëri dhe ne Shkodër ka me dhjetëra grupe kriminale qe jane te lidhur ngushte me politiken dhe duhet nje reagim i te gjithëve për ta ndaluar këtë situatë’.

‘Nuk është një zgjidhje dhe një e mirë që i bëhet policisë dhe është e panevojshme. Policia vihet nën presionin e komisionerëve që nuk dihet as se nga vijnë’, është shprehur Ahmet Prençi në lidhje me vettingiun në polici.

Deklaratat e Prençit janë bërë gjatë promovimit të dy librave të tij në Shkodër, ‘Udhë në Pasqyrë’ dhe ‘Vice Versa’.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular