David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe anëtar i Kryesisë së CDU bëri një përshëndetje sot për kryetarin e PD Lulzim Basha teksa ky i fundit ishte i ftuar në punimet e kongresit të Kristian-Demokratëve gjermanë.
“Në cilësinë e drejtuesit të sesionit plenar të Kongresit të CDU që zhvillohet në Lajpcig, ai e cilësoi liderin e opozitës shqiptare “si një nga miqtë e veçantë” të partisë së kancelares Merkel”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit në PD.
Pas fjalës përshëndetëse të McAllister nga podiumi i Kongresit e morën fjalën Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von de Leyen si dhe Kryetarja e CDU dhe Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.