Ditën e sotme, arrestimi i Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, nën akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni, pushtoi mediat vizive dhe portalet në vend.
Por lidhur me këtë ngjarje reagon edhe gazetarja e Ora News, Beti Njuma.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ironizon Policinë e Shtetit për “suksesin” e rradhës.
“Amin që ka zogj Tirone që policia të zbardhë detaje të rëndësishme (pa i nxjerrë Klod Lala dhe Tan Hoxha) dhe të ketë me ç’të krenohet në bilancin e fundvitit.”, ironizon gazetarja.
Kujtojmë këtu se Hermes Nikaj dhe tre persona të tjerë janë prangosur, pas një hetimi për ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe prostituticion në qendrat estetike dhe clubet e natës.
Po ashtu dyshohet se ‘zogu i Tiranës’ ofronte edhe shërbimin eskortë dhe se bënte dhe orgji. Me dije është bërë edhe se në momentin e arrestimit Nikaj ishte në një dhomë hoteli me një 47-vjeçar