BallinaAktualitetSondazhi/ Berisha shpartallon Edi Ramën

Sondazhi/ Berisha shpartallon Edi Ramën

Cili prej këtyre dy politikanëve ka punuar me shumë për të mirën e Kosovës?

Kjo është pyetja e sondazhit të zhvilluar nga Gazeta Express, një prej mediave online më të mëdhaja, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në rajon.

 Mundësitë që kishin qytetarët për të votuar, ishin dy, ish kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama.

Por rezultati i sondazhit është një tjetër dhimbje për kreun e qeverisë, që muajt e fundit është angazhuar publikisht në qëndrime që cënojnë sovranitetin e Kosovës dhe jo vetëm, siç është projekti për shkëmbimin e territoreve me Serbinë dhe mini-Schengeni Ballkanik.

Në sondazh kanë marrë pjesë mbi 21 mijë votues dhe 74% e tyre kanë votuar për ish kryeministrin Berisha si politikanin që ka punuar më shumë në të mirë të Kosovës.

Lidhur me këtë sondazh nuk mund të mungonte edhe komenti i gazetarit nga Prishtina, Berat Buzhala.

“Kush kish thanë që Rama vjen në këtë ditë? Vetëm para disa vitesh popullariteti i Ramës ka qenë në kulm. Shihej si një politikan mendjehapur dhe modern, i pa konkurrencë në botën shqiptare. Gabimet e njëpasnjëshme, shoqëria e keqe, e përmbysen popullaritetin e tij në nivele katastrofale, posaçërisht në Kosovë. Tash ai është, në krahasim me Berishën, hiç më mirë se sa ka qenë Fatos Nano”, shkruan Buzhala. Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular