BallinaKryesoreNëntë fitoret e Bashës dhe triumfi i dhjetë

Nëntë fitoret e Bashës dhe triumfi i dhjetë

spot_img
spot_img

Nga Bashkim Koçi

Padyshim që rasti “Basha” në politikën shqiptare është nga ato raste ku brilantizmi politik i një stili aspak “alla shqiptarçe” ka vështirësitë e veta për tu kuptuar.

Koha në përgjithësi ka vërtetuar se, të till politikanë gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit.
Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e vet.

Me kurajën dhe inteligjencën e një politikani ndryshe i është imponuar politikës shqiptare me rregulla ndryshe nga çdo paraardhës majtas e djathtas, rregulla të cilat nuk kanë prodhuar zhurmë, por kanë qenë produktive.
Po i numëroj më poshtë nëntë fitoret më të medha, pararendëse të triumfit të dhjetë.

1-8 janar 2005 KOP – Promovimi në politikë dhe fitorja e betejës së parë politike.
2-Ministër i Punëve Publike, ministri i rrugës Durrës – Kukës
3-Ministri i Jashtëm, ministri i misionit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO
4-Ministër i Brendshëm, përmbushja e “detyrave të shtëpisë” për liberalizimin e vizave
5-Beteja për Tiranën, fitorja kundër Ramës.
6-2013 Kryetar i parë i PD me parimin 1 anëtar 1 votë ku mori mbi 80% te votave
7-Fillimviti 2016 inicues i miratimit të ligjit për dekriminalizimin. Faqe e re në politikën shqiptare.
8- 2017-2018 udhëhoqi të gjithë proçesin denoncues të vjedhjes, blerjes, shantazhimit, kriminalizimit të votës nga “rilindja” duke ja arritur ta kthejë në kauzë për opozitën.
9- 2019 Frymëzues dhe udhëheqës i dhjetë protestave më të mëdha në historinë e demokracisë shqiotare.

Tashmë rrugëtimi nuk synon vetëm fitoren!
Në të dhjetën herë triumfi është definicioni.
Triumfi vjen pas shum fitoresh dhe është akti final i vërtetësisë së fitoreve.
Fitoret kanë karakteristikë një ose disa planëshe, ndërsa triumfi është “gjithplanësh”.
Çdo ardhje tjetër, në çfardo mënyre tjetër, përveçse në triumf të plotë kurrsesi nuk do ishte një fund tranzicioni politik, ekonomik, social dhe shoqëror.
Kushtet e Bundestagut, rezoluta e PPE si dhe garancia nga Merkel e CDU për një perkrahje të gjërë në zgjidhjen e krizës politike dhe ekonomike, paraprinë në njëfar mënyre triumfin e dhjetë të Bashës.
Triumfi i dhjetë tashmë është vetëm çështje date i kushtëzuar përkohësisht nga nevoja e disa reformave si ajo elektorale.
Këtë tashmë e besojnë edhe më skeptiket.
Triumfi Basha u përgatit ngadalë nga shum fitore dhe ashtu siç vijnë triumfet edhe ky triumf është pritshmëria e fundit për shpresë e presporitet.
Shtrati i këtij triumfi është përgatitur mirë mirë brenda vendit nërmjet programit që Basha po shpalos përditë para qytetarëve, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar ku përkrahja dhe besueshmëria janë evidente.

Çështje date është tashmë.
Triumfi i dhjetë Basha thuajse ka ardh!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular