BallinaKryesore“Partizanët e Titos dhe Enverit, bashkohen, lozin, kënaqen dhe më tepër dashurohen...

“Partizanët e Titos dhe Enverit, bashkohen, lozin, kënaqen dhe më tepër dashurohen për idealin e përbashkët”

Nga Kastriot Dervishi

Në historikun e Brigadës së parë, shkruar nga Savë Kavaja, gjendet edhe një pjesë interesante. Pasi një batalion i kësaj brigade, luftoi me popullsinë civile të fshatit Fushë Alie në Dibër, në përpjekje për një “spastrim” të bulmetrave me karakter “fashist”, qilimave “reaksionarë”, etj dhe hasi në qëndresën e banorëve, iu drejtua Maqedonisë. Momenti i bashkimit të partizanëve të Titos dhe Enverit përshkruhet gjithë emocion nga autori Savë Kavaja. Ajo që nuk është e qartë janë dashuriçkat partizane. Se ideali dihet cili ka qenë. Sigurisht aspak kombëtar. Ja pjesa e shkruar nga Savë Kavaja:

“Mbasi hymë në Maqedoni, brigada për të parën herë qëndron e qetë, populli heroik i Maqedoninë pret mirë partizanët shqiptarë dhe më vonë pasi u kaluan disa fshatra, partizanët e Titos dhe partizanët e Enverit bashkohen, përqafohen, lozin e kënaqen dhe më tepër dhe dashurohen. Dhe pse? Se ideali i shenjtë i të dy palëve është i fortë dhe i njëllojtë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular